Përgatituni për të nxehtin afrikan

E gjithë paraditja do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta në të gjithë territorin shqiptar, situatë kjo e ndikuar si pasojë e prezencës së një qendre me presion të lartë atmosferik mbi Ballkan si edhe qarkullimit të masave ajrore nga veriu i Afrikës.

Pjesa e dytë e ditës  do të vijë me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare ku më të përqendruara, vranësirat do të paraqiten në zonat verilindore-juglindore.

Parashikohet që edhe gjatë natës i gjithë vendi të dominohet nga moti i kthjellët. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale të ditës, më të larta temperaturat do të shënohen në zonat e ulëta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Era do të vijojë të fryjë e lehtë me shpejtësi 15 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim i ulët./tvklan.al

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?