Përgjakja e rrugëve, eksperti Softa: Automjeteve t’u vendoset kutia e zezë

Aksidentet rrugore vijojnë që të marrin jetë në vendin tonë, ku më i rëndi ai që ndodhi në zonën e Saukut ku tre të rinj humbën jetën dhe tre të tjerë mbetën të lënduar. Eksperti për çështjet e sigurisë, Fatjon Softa bëri një propozim për parlamentin shqiptar, që sipas tij mund të sjellë uljen e numrit të aksidenteve.

Softa solli një shembull të aplikuar në Italinë fqinje, dhe sipas tij ka dhënë efekte pozitive. Bëhet fjalë për vendosjen e kutive të zeza në automjete. Këto kuti mund të instalohen në pjesë të brendshme të automjeteve dhe mbajnë të dhëna si shpejtësia apo vendndodhja në raste aksidentesh.

“Unë do t’i propozoja parlamentit shqiptar dhe të gjithë atyre që kanë mundësi ndoshta për një periudhë 5 vjeçare, Shqipëria ka nevojë për vendosjen në çdo automjet, të kutisë së zezë”,-shprehet Softa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në rastin e Italisë, vendosja e kutisë së zezë nuk ishte me detyrim, por për qytetarët që pranojnë ta vendosin ofrohet një ulje prej 13% të shumës që paguhet në një siguracion normal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?