Përgjegjshmëria e mësimdhënies së sotme ,garancia e së nesërmes

(VITI SHKOLLOR 2016-2017 NISI UDHËN E BUKUR TË DIJES)

Nga Fran Gjoka/Shkolla mbart nga sistemi i kaluar një fenomen shumë negativ : ritmin e ulët dhe hera herës edhe ngritje e zbritje të të mësuarit dhe të të nxënit në fillim të vitit. Me pak kujdes pasojat i vërejnë të gjithë grupet e interesit : mësuesit,  drejtuesit e shkollave, prindërit dhe vetë nxënësit. Natyrisht faturën më të madhe të dëmtimit e paguajnë nxënësit, të cilët me kalimin e kohës shfaqin paaftësi për përballimin e programit mësimor, saqë i druhen testit që mund të organizojnë strukturat drejtuese të të gjitha niveleve, duke përfshirë edhe provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje për maturantët. Përgjegjësia bie mbi vetë nxënësit, por nuk mbesin jashtë përgjegjësive për këtë dukuri negative as mësuesit, të cilët ndihen ngusht kur vihen para fakteve që evidencon inspektimi i kualifikuar.

Mësimdhënia dhe mësimnxënia janë rezultat i ndërveprimit, bashkëpunimit dhe bashkëndikimit të shumë faktorëve dhe aktorëve, ku roli i mësuesve dhe i nxënësve janë të pazëvëndësueshëm. Kur funksionojnë normal të dy këto palë, dobësitë minimizohen dhe shumë probleme vihen në rrugën e zgjidhjes. Nuk mund të përjashtohet as roli i prindërve, por është detyrë e shkollës që ata të vihen në lëvizje, t’u japë udhëzime se si mund të funksionojë sa më mirë mekanizmi i parandalimit të kësaj sëmundje të keqe të shkollës. Nëse arrihet koordinimi i këtyre aktorëve, fenomenit negativ të të mësuarit me hope, në një masë të caktuar, i ndërpritet rruga.

Në këte shkrim ne veç po përpiqemi të orientojmë shkollat, mësuesi dhe drejtuesit e tyre në atë se ku duhet përqëndruar vëmendja në zbutjen e fenomenit. Me mendimin se ato kanë vlerë, pasi jemi në fillimet e mësimit.

Është i njohur fakti se nuk mund të ketë mësim dhe edukim në kushte normale, nëse drejtuesit e shkollave, në bashkëpunim me komunitetin, organet e qeverisjes vendore dhe strukturat drejtuese të arsimit, nuk janë në krye të punëve dhe nëse nuk punojnë me dhe pa orar për stabilizimin e problemeve të fillimit të vitit, që janë aq të shumta, sa nuk të mbetet as kohë e lirë. Aftësia e drejtorive të shkollave për ta menaxhuar ngarkesën e fillimvitit, pënnes delegimit të kompetencave, angazhimit me detyra të punonjësve dhe verifikimit brënda afateve kohore, përbën në një farë mase çelësin e suksesit për një fillim të mbarë të vitit shkollor dhe krijohen kushte për një mësimdhënie e mësimnxënie normale. Drejtori që veç ankohet, pasi nuk e vë mëndjen në lëvizje dhe s’ka metodë pune e komunikimi me komunitetin, pushtetin vendor dhe donatorë të tjerë që veprojnë në territorin e shkollës e më gjërë të cilët mund të ndihmojnë në zgjidhjen e shumë problemeve, është jashtë kohe. Më shkoqitur : drejtuesit kanë detyrë parësore që t’u sigurojnë kushte normale për mësim nxënësve dhe në bashkëpunim me prindërit të bëjnë ç’është e mundur që ata të pajisen të gjithë me tekste e mjete të tjera didaktike të domosdoshme. Pa to nuk ka mësim dhe as përpjekje minimale për të parandaluar të mësuari me hope.

Një planifikim i qartë, i realizueshëm dhe që mbështetet në pikat e dobëta të shkollës në vitet e kaluara është një garanci për një fillim të mbarë të vitit shkollor. Kjo vlen si për drejtuesit e shkollave ashtu edhe për mësuesit kujdestarë dhe të lëndëve. Udhëzimet që japin në seminare trainuese specialistët dhe drejtuesit e arsimit në rreth dhe në rajon janë taksative për këdo që e ka ndarë mëndjen për të punuar në arsim, ose që punon aktualisht në shkollë. Drejtuesit e shkollave nuk duhet të bëjnë asnjë tolerim, përndryshe të metat në planifikim, në organizim dhe në realizim do të shfaqen dukshëm dhe për pasojë do të cënohet formimi shkencor i nxënësve.

Gjykojmë se drejtuesit duhet të heqin dorë në planifikim nga dozat e formalizmit, të mbingarkesës, të parashikimit të veprimtarive të mëdha, jo funksionale dhe të parealizueshme. Planifikimi bëhet mbi bazën e kapaciteteve që posedon shkolla, të problemeve dhe, të burimeve njerëzore që ka në dispozicion. Jashtë vëmendjes dbe angazhimit nuk duhet të mbesin në p, anifikim as psikologët dhe njerëz të tjerë të mundshëm dhe të gatshëm për të ndihmuar në rtalizimin e objektivave, të cilat duhet të jenë jo shumë, por të goditura, që vënë në lëvizje kolektivin për zbatimin shkallë shkallë të reformës.

Të mësuarit me hope nuk mënjanohet me parulla, as me moralizime, por me masa konkrete dhe të kapshme për të gjithë ata që janë të interesuar. Në këtë kuptim, drejtoria e shkollës duhet të bëjë shumë kujdes në planifikim veçanarisht për trainimin e brëndshëm, që është dhe mbetet parësor. Krahas problemeve të tjera, që lidhen me zbatimin e kurrikulës së re, trainimi i brëndshëm duhet të fokusohet me përparësi në parandalimin e të mësuarit me hope, sidomos si dukuri e fillimvitit. Për këte i gjithë aktiviteti kualifikues duhet të synojë në përgatitjen psikologjike e metodike, organizative e didaktike të mësuesve në rradhë të parë, por edhe të nxënësve për problemin në fjalë. Për këtë mund të parashikohen ligjerata nga specialistë të afitë të vetë shkollës, të ZA -ve dhe DAR -it, tryeza të rrumbullakta ku jepen mendime, opinione dhe alternativa të ndryshme për rrugët që duhen përdorur për ta zbutur deri në parandalim fenomenin, veprimtari praktike tek mësues pararojë, që duhen e mundet të motivohen, etj.

Ajo që duhet theksuar është se pa i përgatitur psikologjikisht njerëzit për çdo punë nuk mund të pretendohet për sukses. Përgatitja psikologjike e nxënësit për mësim, për të cilin është shkruar jo pak, është garanci për të parandaluar të mësuarit e tyre me oshilacione. E njëjta gjë vlen edhe për mësuesit, sepse edhe ata, si gjithë të tjerët, veprojnë e sillen, pasi përpunohen mendërisht për kryerjen e një pune dhe realizimin e një objektivi.

 Mësuesit e kanë për detyrë që metodën më të mirë për parandalimin e të mësuarit me hope, dhe shpesh edhe nën mundësitë e mundshme të fëmijëve, t’ua transmetojë edhe prindërve, takimet me të cilët, sidomos në muajin e parë të shkollës, duhet të jenë të shpeshta, të përgatitura mirë dhe jo t’u flitet atyre, siç ndodh, për gjëra të rëndomta. Shkolla mund t’i bindë me fakte e të dhëna prindërit për vlerat e vënies në punë përditë të nxënësve, t’i kontrollojnë ata për “përgatitjen ditore, aqsa munden, dhe t’u kërkojnë që të zbatojnë një regjimi ditor, duke z’oatuar edhe kushtet.e domosdoshme higjieno – shëndetësore.

Mundësitë janë të mëdha për të parandaluar këtë sëmundje të keqe, me faturë të madhe për nxënësit dhe shoqërinë, i kanë vetë mësuesit dhe mbi të gjithë drejtoritë e shkollave dhe organet e tjera drejtuese në rreth. Nxënësi mëson me ritmin, intensitetin, angazhimin dhe nivelin e mësimdhënies së mësuesit. Përvoja na ka bindur dhe studimet e ndërmarra kanë provuar se kur kërkesat e punonjësve pedagogjikë ndaj vetes janë të larta, edhe nxënësit punojnë me të njëjtin ritëm, pasi mosha e tyre ka si veçori psikologjike imitimin e sjelljeve të më të rriturve. Fatëkeqësisht në shkolla ka ende mësues që ecin me konceptin atavik ” ka kohë “. Ka kohë për vlerësim dhe ndodh, siç kemi konstatuar që dy – tre javë përpara se të mbyllej semestri, nxënës të veçantë janë ose pa vlerësim fare, ose vetëm me një vlerësim përmbledhës, ” me test?” Mësuesi i dalluar gjen mënyrën për t’i pyetur përditë nxënësit dhe për t’i vlerësuar ata disa herë gjatë një periudhe të caktuar. Jo vetëm me teste, por edhe vlerësime formuese ( me gojë ), pasi vlerësimet përmbledhëse nuk e përjashtojnë vlerësimin me gojë. Kjo është normative, e thënë dhe e shkruar, që fatkeqësisht ka ende në shkolla keqëkuptime me ose pa dashje. Nota për nxënësin është një parametër që tregon se sa dhe si përgatitet ai dhe që e vë atë në lëvizje për të mësuar sistematikisht. Taktikat dhe teknikat duhet t’i dijë ose t’i mësojë mësuesi. Përjashtim bëjnë vetëm mësuesit e rinj, të cilët duhet të trainohen edhe për këtë element të domosdoshëm të mësimdhënies. Mësuesit e formuar nuk i vlerësojnë ditët e para nxënësit me nota pakaluese, sepse e dinë se koha e pushimeve ka bërë punën e saj. Si të thuash ata i njohin efektet negative psikologjike të katrës në fillim.Të mësuarit me hope zbutet nëse mësuesi e fillon përsëritjen paralele që në orët e para të mësimit, që do të thotë rimarrje, përpunim dhe zbatim, në situata të ndryshme nga ato të tekstit, të koncepteve kryesore të lëndës së mësuar. Kur veprohet kështu dhe kur. orientohën nxënësit për konceptet kryesore që duhet të mësojnë e mbajnë mënd dhe për mënyrën e të nxënit, të . mësuarit me hope goditet. Ndërsa kur përdoren metoda që janë në qëndër nxënësin, dukuria e mësipërme mund të parandalohet tërësisht.  Është deri diku në dorën e drejtuesve të shkollave zbutja e fenomenit. Për këtë kërkohet që në fillim të vitit të intensifikohen format e inspektimit dhe të jenë sa më të kualifikuara, të përfshihen, të gjithë mësuesit, veçanarisht ata  që njihen si perfaqësues te angazhimit minimal në raste të tilla. Kontrolli sistematik, por jo i;paragjykuar, i thellë dhe i gjithanshëm nxit mësuesit dhe nxënësit dhe i vë ata në situata pune. Aq më tepër kur ata ndodhen para fakteve të pakontestueshme, rrit përgjegjësinë tek palët dhe i pret rrugën llafeve në kolektiv.

Çeshtja, më shumë mbetet te krijimi i mentaliteve të reja, i atyre mentaliteteve të përparuara, nga e cila udhëhiqet i gjithë proçesi i zhvillimit në shkollë, gjë që do të thotë: Mësues të përgatitur, mjaft mirë nga ana pedagogjike dhe shkencore; drejtues të zotë si profesionistë dhe si menazher; prinder që ta ndjejnë shkollën si të tyre, një komunitet, sa më aktiv dhe efektiv, që t’i  qendrojë afër shkollës, sepse kështu ai i qëndron pranë fëmijëve, nxënësve tanë, qofshin ata në ciklin e ulët, ashtu dhe adoleshentëve në shkollat e mesme. Pra, secili prej nesh, ta konsiderojë si ndër detyrat tona parësore krijimin dhe ngulitjen e një botëkuptimi bashkëkohor, për shkollimin dhe arsimimin, qe t’i përgjigjemi si sfidave që kërkon vetë zhvillimi arsimor i vendit dhe i shoqërisë sonë, ashtu dhe kërkesave dhe detyrave, që ndjejmë brenda vetes per t’u bërë plotësisht dhe pa asnjë mangësi, pjesë e zhvillimeve dhe kerkesave te reja bashkëkohore, qe t’i përgjigjemi në çdo hap ndryshimeve reformuese e strukturuese, por edhe të hyjmë me dinjitet të lartë në Evropë, ashtu si edhe e meritojmë. Të bëjmë që punët të na ecin sa me mbarë, duke praktikuar dhe aplikuar format dhe metodat më të mira dhe më të avancuara shkencore. E dimë se nxënësi shikon mësuesin në sy dhe ai e dëgjon dhe e respekton fjalën e tij, por në klasa më te larta, shpesh herë ndodh që, nxënësi e ve përpara provave dhe vështirësive mësuesin, prandaj, ai, në radhe të parë duhet ta ngrejë vetveten në lartësinë e detyrës së tij, profesionalisht dhe shkencërisht. Natyrisht, që po aq, në mos më shumë, kjo është një kërkesë për drejtuesit e shkollave dhe të arsimit në rang rrethi e qarku. Në krye të shkollës, të jetë një drejtues, që në radhë të parë të jetë mësuesi më i mirë, por, ai, të ketë edhe disa cilësi vetjake, origjinale, drejtuese dhe menazhuese, të cilat nuk lindin vetvetiu, por kërkojnë studim, dije, vemendje dhe kulturim të vazhdueshëm. Mbase, do të ishte i udhës aplikimi i idesë së përgatitjes së drejtuesve në shkolla apo kurse të veçanta, që ata të marrin njohuri nga bota dhe të jenë në gjendje ti aplikojne ato në praktikë. Ndërkohë, kjo bën që të zbulohen më të mirët, si mësues e drejtues, ata që janë në gjendje t’u përgjigjen suksesshëm sfidave të kohës dhe të zhvillimit. Kualiflkimet e vazhdueshme, që ne organizojmë si drejtori Qarku apo rrethi, me drejtues e mësues, na bindin për domosdoshmërinë e aftësimit e kualifikimit të mëtejshëm të drejtimit dhe menazhimit të shkollës. Kështu, ne mendojmë për fëmijët, që janë jo vetëm e ardhmja, por në radhë të parë, ata janë e sotmja. E sotmja, kur ne duhet të punojmë çdo orë, çdo ditë e javë me ta, duke zbatuar ato forma dhe metoda frytdhënëse, që japin rezultatet më të mira. Në këtë linjë duhet të ecin edhe organet përgjegjëse për shkollën, nëse duam që reforma e nisur të ecë përsëmbari. Ajo është shumëplanëshë dhe mbi të gjitha kërkon cilësi.

 

SHKARKO APP