Përgjimet e Antimafias, Lubonja: Deklaratë e poshtër e ambasadorit italian, bashkëfajtor!

Analisti Fatos Lubonja e ka cilësuar të poshtër deklaratën e ambasadorit italian, Fabrizio Buçi, i cili reagoi në lidhje me përgjigjet e Antimafias italiane sa i takon lidhjeve të grupit kriminal të Ndragheta-s me biznesmenë dhe sipërmarrës, ku tregohej se si mund të bëhej biznes në vendin tonë përmes korrupsionit.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘Neës24’ Lubonja tha se është mbështetje e hapur e status-quos nga ana e Buçit.

Sipas Lubonjës, ambasadori duhet të kërkojë hetime në lidhje me këtë rast.

“Deklaratë e poshtër e ambasadorit. Është mbështetje e hapur e status-quos. Në vendi që të kërkojë hetime…ai e di shumë mirë se cila është Italia. Nëse ju kujtohet se çfarë thuhet atje në regjistrime. Ata mafiozët thonë; është si Italia e viteve 60, ku shteti ishte i hapur. Ai e di shumë mirë se sa para bën Ndragheta. Atje ku gjykata është e kapur. Këtu polici ha mish e djathë. Prokurori nuk hap çështjen, që të shoh se kush është ky Niku, se mund t’i kemi rënë në qafë. Se ngre dot kokën ky ambasadori?! Ça janë këto kulla. Janë bashkëfajtorë aty. Ai është bashkëfajtor me këtë deklaratë. Ai i quan këto thashetheme, kur ujkun e kemi përpara. Ambasada italiane dhe drejtësia italiane janë në mospërputhje prej kohësh. Atyre iu shemb stadiumi, nuk thënë një fjalë. U shemb teatri dhe s’foli.”, tha ai.

Mes të tjerash Lubonja tha se ka një mijë indici që të çojnë tek ideja që në vendin tonë po bëhet pastrim parash të pista.

“Këto përgjime nuk janë fare pa provë dhe për ne. E para është një Niku, që siç kam lexuar unë në media, është një person që ka një kompani, ‘SOL’ që ka marrë 197 tendera nga pushteti jonë i sotëm. Nga të cilët tani se mbaj mend tamam, 120 më duket ishin pa garë fare. I ka marrë ky. Shifra ishte rreth 18-19 mln eruo. Ku njeri që i del emri atje, ka lidhje konkretisht me Ndragheta. Ai e di se si funksionin pushteti ynë. E di është garant, dhe mund të bëjë sekserin në këtë lojë. Pashë që e shoqja e këtij paska qenë e Lojërave të Fatit, administratore e tyre. Siç e dimë ne që Rama donte t’i hiqte ato dhe s’i hoqi. Pashë një video se si i fliste kjo Fatmir Xhafës, që ishte kryetar i komisionit dhe i fliste me përqeshje. Këto janë detaje të vogla, por që tregojnë se këta janë njerëzit e fuqishëm pas skenës dhe që kanë paratë, dhe kontrollojnë pushtetin në vendin tonë. T’i lësh këto gjëra pa hetuar fare, s’mund t’i quash perceptime. Rama bëri një OFL për të kontrolluar ca kriminelë që kanë bërë para/ Ka një mijë indici që të çojnë tek ideja që këty po bëhet pastrim parash të pista. Në të gjitha regjistrimet që dëgjova unë, më bëri përshtypje një moment ku flasin këta dhe thonë; kanë nevojë për para, se ju kanë ngelur në mes dhe duan ortakë. Po të shohësh, si janë shitur këto njëra pas tjetrës. Po ti bësh një bilanc Shqipërisë se si prodhon dhe sa ka fuqi që të ndërtosh, mua më del qartë se këto janë pastrim i parave të pista. Provat i kanë ata që japin leje. Ata thonë që i kemi thënë policisë; djathë, mish dërri.”, pohoi Lubonja.

DEKLARATA E BUCCIT
“Italia është e do të jetë gjithmonë, përkrah institucioneve të Republikës së Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Mbështetje maksimale autoritetit gjyqësor shqiptar për shqyrtimin e plotë të çdo episodi të korrupsionit apo të paligjshmërisë, nga cilido qoftë kryer dhe prej ngado rrjedh. Le t’i lemë gjyqtarët të kryejnë në paqe punën e tyre, me qetësi e në mënyrë të pavarur. U përket atyre të dallojnë faktet nga fjalët. Polemikat e padobishme e të instrumentalizuara asnjëherë nuk ndihmojnë në verifikimin e së vërtetës. Të gjithë duhet të angazhohen në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit përmes sjelljeve të duhura. Kush do ta bëjë këtë do të ketë përherë mbështetjen e Italisë.”- tha Bucci.

SHKARKO APP