Përgjimet e celulës xhihadiste: Do shkoj tek Lavdërimi …

 

Publikohen përgjimet e 3 shtetasve kosovarë dhe njërit maqedonas të arrestuar dje gjatë operacionit “Van Dam”, kryer njëkohësisht në Kosovë dhe Itali.

Kështu, në një prej bisedave të kryera në Inbox njëri nga personat e arrestuar thotë:

"Do të shkoj tek Lavdërimi nëse Allahu do. Jam i trishtuar pasi shoh se është shumë keq dhe Allahu e mbron, sepse ai është shpirti i Sharias. Allahu është i madh".

Biseda e përgjuar nga policia italiane në internet:

“- Do të shkoj te Lavdrimi nesër (Muhaxheri) nëse Allahu do, pasi jam i trishtuar e e shoh se ai ndjehet keq e Allahu ta mbroj se Ai është shpirti i Sheriatit. Allahu është i Madh.

– Bëji të fala nga unë, mos harro.

– Do t’i bëj vëlla, të fala ke dhe ti.

– Se Allahu do e ti je i mirë vetëm për në front, hajde këtu për Bajram e të shkojmë në parajsë, do të kënaqemi vëlla, hajde nëse Allahu do”.

Biseda tjetër online pas sulmeve në Francë:

”Zoti shkatërroftë Francën o Zot, që deri dje avionët e saj kanë lëshuar mbi Siri karamele…”

“Allahu është i madh, se Zoti do nesër 1500 të tjerë…” 

 

SHKARKO APP