Përgjimet e Ndragheta-s, Balla “rrëzon” versionin e Ramës: Asnjë qindarkë e investuar në Shqipëri. Do marrim 74 mandate
Nëse kryeministri Edi Rama “pranoi” dje se grupi mafioz i Ndragheta-s i përgjuar nga Antimafia italiane ka arritur të hapë të paktën “vetëm një dyqan” në Tiranë, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla deklaron me përgjegjësi se banda kriminale në fjalë nuk ka investuar asnjë qindarkë në Shqipëri.
Në një intervistë për “News 24”, Balla tha se këto janë konkluzione nga dosja hetimore italiane, por nga ana tjetër ai nuk ngurron të shigjetojë Lulzim Bashën dhe Ilir Metën.
“Edhe pse duket tërësishst qesharake që vazhdon të diskutohet për këtë çështje. Meqenëse bëhet për dosje hetimore, që konkluzionet janë të qarta. Kjo bandë kriminale e një grupi mafioz, nuk ka investuar asnjë qindarkë në Shqipëri. Pra konkluzionet. E dyta i mbetem, nëse një person i papërgjegjshëm si Basha që ngre gishtin kundër kryebashkiakut Tiranë, apo qeverisë, minimalisht duhet të japë përgjigje për dy elementë për një akuzë shumë herë më të madhe ndaj tij. E para politikani i dyshuar nga Prokuroria, ndaj të cilit është bërë dhe kontroll në banesë Lorenzo Cesa, ish-eurodeputet i djathtë, anëtar i PPE, parti simotër i PD është mik i Bashës. Meqenëse ky politikan italian është dukshëm në ato përgjime, që kërkon kontakte politike, madje ka folur edhe për në vende të tjera, në Gjermani, dhe nuk di të kenë akuzuar një politikan gjerman në Gjermani. Ky është mik i Bashës, me të drejtë kam thënë ore pyesni këtë. Ky ka qenë kritikues i kahershëm i qeverisë aktuale, mazhorancës e PS. Ka mbajtur gjithmonë krahun e Bashës. I përmendur me emër është Presidenti. Ose duhet të mbash një qëndrim të qartë para shqiptarëve, meqë je PD nëse ngre gishtin kundër kryebashkiakut, ngrije dhe ndaj Presidencës. O dil para qytetarëve shqiptarë e thuaj të vërtetat. Ose mos abuzo dhe ngre ndaj diçkaje që s’ka ndodhur. Nuk është e vërtetë të ketë investuar në ndërtime ky grup. Konkluzioni është një dyqan rrobash. Po them pse u tentua të bëhej një ndërlidhje politike në Shqipëri. Deklaroj se nëse tentohet një lidhje politike, e kanë tek Luli, tek Nard Ndoka që e ka pritur në Kongres. Në vitin 2017, në 2 korrik kur ishte një nga përgjimet, PD ishte në qeveri. Në 2 korrik 2017 gjysmën e qeverisë e kishte Basha, gjysmat e ministrave. Unë s’po abuzoj dhe të them që i referohen ministrave të Bashës. Minimalisht kur bëhet fjalë për një politikan, që aderon në parti simotër, sqaro pozicionin tënd, dhe kur e ngre gishtin ndaj kryeabshkiakut, bëje dhe ndaj Presidentit. Apo e ke aleat, kurse Veliajn armik. Kjo çështje ështëdebatur në Itali. Në dosje prej 2 mijë faqesh, ka emra të tjerë eurodeputetë. Nuk do të thotë që gjithë njerëzit janë bashkëpuntorë të tij. Basha është një i mbytur i cili është i gatshëm të bëjë pis, të kapet pas çdo dege e vele. Nuk ka degë e varkë shpëtimi pë Bashën, sepse një mashtrues përsëritës që mundohet të përdorë çdo gjë për të bërë pis imazhin e Shqipërisë. Ndërkohë që autoritetet hetimore italiane konkludojnë se në Shqipëri nuk kanë investuar 1 qindarkë. E vërteta është që sot kemi institucione të drejtësisë që i besojmë. Ambasadori italian dhe qëndrimin më të plotë. Ishte më shumë i shqetësuar për imazhin e Shqipërise se sa ndonjë politikan karrakatinë në opozitë. Në mediat italiane kjo s’bën aspak lajm se nuk kishte investime në Shqipëri, me përjashtim një dyqan rrobash siç keni transmetuar ju. Do bënte mirë të fliste dhe Ilir Meta. Jemi mësuar. Sa më shumë afrohet 25 prilli do keni lloj-lloj abuzimi me të pavërteta të mëdha. Ajo që na intereson ësthë që procesi i Rindërtimit ecën në mënyrë të shkëlqyer. Jemi në proces të avancuar. Nuk do e kisha menduar që në 27 janar 2021 Rindërtimi të ishte në këtë fazë. Qytetet e reja në Laç, Durrës, Shijak, Manzë të ishin në këtë fazë të avancuar. Ky është objektivi ynë. E dyta ka të bëjë me qasjen ndaj armikut të padukshëm COVID-19”, tha Taulant Balla.
Projektet e Qeverisë
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se rindërtimi pas tërmetit, menaxhimi sa më i mirë i situatës së pandemisë dhe zhvillimi i ekonomisë janë tre prioritetet e PS-së. Balla u shpreh në një intervistë televizive se, “jo vetëm do të rikonfirmojmë 74 mandate, por në rivlerësimin tim do të jenë dhe më shumë, sepse qytetarët shqiptarë nuk mund të rikthehen pas. Ajo që ne na intereson ndaj qytetarëve shqiptarë është që procesi i Rindërtimit po ecën në mënyrë të shkëlqyer. Në të gjitha kantieret e ndërtimit ne jemi në një proces shumë të avancuar. Sinqerisht e them para çdo qytetari nuk do e kisha menduar që në 27 janar të 2021-it rindërtimi të ishte në këtë fazë. Jam shumë krenar që kemi arritur që qytetet e reja në Laç, në Durrës apo në Shijak, në Manzë të ishin në këtë fazë të avancuar. Dhe sikurse e kemi thënë ky është objektivi ynë. E dyta, ka të bëjë me qasjen dhe gjendjen që kemi përballë ndaj armikut të padukshëm COVID-19. Unë mendoj që shqiptarët dhe qeveria e kemi përballuar më së miri këtë situatë. E treta, është ekonomia. Këto të trija janë shqetësimet e mia dhe janë prioritetet tona. Ekonomia për fat të mirë po ecën mirë. Procesi i rimëkëmbjes së ekonomisë pas goditjes globale që mori ekonomia botërore gjatë vitit 2020, po ecën më së miri”, tha Balla.
Balla iu bëri thirrje fermerëve të aplikojnë për të përfituar naftën me akcizë, pasi afati i fundit është 25 shkurti.
“I lutem çdo fermeri të shkojë dhe të aplikojë për naftën për akcizë. Nuk është një proces që zgjat gjatë gjithë vitit, përfundon më 25 shkurt. Duhen vetëm dy dokumente të thjeshta, një të hapësh një nipt online dhe nuk kushton asnjë para, dhe e dyta, atë tapinë që ke në letrat e babait mjafton t’i bësh një foto”, tha Balla.
Balla tha se, “nafta pa akcizë është një premtim që më vjen mirë që arritëm ta mbajmë në kushtet e një situate si kjo”. “Ndërkohë që në të njëjtin vit kemi rritur me 40 % pagat e mjekëve, kemi rritur pagat e infermierëve, kemi rritur pagat e mësuesve dhe kemi arritur të jemi një ndër qeveritë e pakta që rimbursojmë edhe mjekimin në shtëpi të të sëmurëve me COVID. Procesi i rimëkëmbjes së ekonomisë shqiptare po ecën mirë dhe të dhënat e para të muajit janar, të cilat nuk janë procesuar ende nga institucionet vlerësuese, tregojnë që Shqipëria e ka kaluar pjesën e vështirë dhe jemi në atë pjesën që mund të shohim që në fund të tunelit kemi një dritë, qoftë për sa i përket numrit dhe qasjes dhe përballjes me pandeminë, por qoftë dhe procesi i rimëkëmbjes, të cilat po ecin të dyja në mënyrë të njëtrajtshme”, tha Balla.
Duke u ndalur tek programet për zgjedhjet e 25 prillit, Balla tha se, ka një subjekt elektoral që ka marrë programin e para 10 viteve dhe ka ndryshuar kartonin dhe ka dalë këto ditë me program.
“Ka dalë dhe Luli me programin e tij. Ne nuk hyjmë në këtë debat fare, se nuk kemi kohë të fillojmë të diskutojmë se ç’premton Luli e ç’premton Mona. Luli e Mona janë të gatshëm t’iu premtojnë qytetarëve shqiptarë parajsën. Monika parajsën e parë nga një aspekt tjetër dhe Luli parajsën e parë nga eksperienca e tij holandeze. Ne nuk jemi në konkurrim me ta dhe ky është një dallim shumë i madh. Pra nuk bëhet fjalë programi ynë, programi i atyre. Ne kemi një program që është në implementim të përditshëm, i cili ka disa prioritete të cilat vazhdojnë të jenë prioritete madhore të Shqipërisë. Ne kemi një garë jo me këta, por me pritshmërinë e qytetarëve shqiptarë ndaj nesh”, u shpreh Balla.
“Unë jam kreu i grupit parlamentar të PS dhe jam i vetëdijshëm që ne nuk kemi arritur të përmbushim dot të gjitha pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë, por unë jam shumë i bindur që qytetarët shqiptarë të kuptojnë farë mirë që është vetëm alternativa e PS, e cila mund të vazhdojë ta mbajë trenin në shinat e vendosura, ku rezultatet e deritanishme në shumë sektorë kanë qenë domethënëse”, theksoi Balla.