Përgjimet e Ndraghetës, Gjata: Ishin bindëse, SPAK të hetojë!

Në emisionin Open në Top Channel, ditën e sotme është diskutuar mbi personat e implikuar në përgjimet e antimafias në Italia mbi Ndragehtën.

Sipas analistit Çlirim Gjata përgjimet e Italisë janë bindëse dhe implikojnë drejtpërdrejtë krerët e shtetit në Shqipëri.

Çlirim Gjata: Ata nuk e dinin se po përgjoheshin për ti bërë keq politikanëve shqiptar. Kur përgjohet dikush nuk e di. Vetë mënyra e të folurit dhe kodi i fjalëve. Personazhet janë po ato që rrotullohen. Në këtë mazhorancë kanë hyrë e dalë këto personazhe. Shefa policie, kryetari i Bashkisë, kryeministri. Pikërisht me këto kanë lidhje. Absolutisht që janë bindëse. Spak duhet të bëje më tepër. Kemi bërë sa shumë denoncime. Nuk ka lëvizur Spak. tani është prova e zjarrit.

SHKARKO APP