Përgjimet e SKY, eksperti: Një ish-prokuror dhe politikan janë të përfshirë
Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço, thotë se një tjetër ish-prokuror dhe politikan i lartë po rezulton i përfshirë në komunikimet që janë hetuar në aplikacionin SKY.
Për të nga dita në ditë listës po i shtohen emra të rinj, por mbetet për t’u parë se çfarë do të zbulohet nga SPAK.
“Një tjetër ish prokuror dhe politikan i lartë po del i përfshirë në komunikimet e SKY ecc. Megjithëse lista po shtohet nga dita në ditë me emra të rinj dhe shumë interesant, na duhet të presim akoma për përfundimet e SPAK”, shprehet Ervin Karamuço.