Përgjimet; ”Grusht Shteti”, nga maniakë të Rilindjes

Nga: Albina Deda/Rama e shndërron Shqipërinë në një “Big Brother”, ku përveç krimineleve, të gjithë përgjohen. Përmasat e skandalit të përgjimeve nuk mund të mbulohen dot më as me heshtjen e Edi Ramës, as me devijimin tek Reforma në Drejtësi, as me deklarimet e përça të Saimir Tahirit. Skandali ka marrë përmasa ndërkombëtare, sa më shumë po mundohet dhe përpiqet Saimir Tahiri ta mbulojë skandalin e përgjimeve dhe të fajësojë Presidentin e Republikës, aq më shumë e zbardh të vërtetën se shteti shqiptar dhe ndërkombëtarët kanë qenë nën përgjim nga këta mostra. Përgjimi ka ndodhur nga një bandë kriminale e kryesuar nga Tahiri nën kujdesin e Edi Ramës, duke shfrytëzuar infrastrukturën shtetërore të policisë së shtetit, na kanë përgjuar një grup njerëzish të inkriminuar. Skandali i përgjimeve përbën një formë të vërtetë të një “grushti shteti”, ku maniakë si Edi Rama dhe Saimir Tahiri, kanë përgjuar vetë shtetin përfshirë instanca të larta shtetërore, si Presidentin e Republikës, Kryeprokurorin, Opozitën dhe ambasadorët e huaj. Janë rreth 375 persona nga partitë politike, biznesi, media të përgjuar prej 6 muajsh në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën. Më e rënda është përgjimi i Kryeprokurorit apo Prokurorëve të tjerë, ku në saj të përgjimit krimi ( Rama-Tahiri) ka qenë gjithmonë një hap para.

Jemi përballë një krimi edhe një qeverie kriminale. Pajisja e përgjimit nuk ka shërbyer për interesa të vendit, përkundrazi është përdorur kundër interesit të vendit, kundër Bashkimit Europian, SHBA-së , e në veçanti ndaj Italisë. Deklaratat e përcaktuara të Tahirit dhe pyetja se kush do ta mbrojë Presidentin të enjten e kaluar nga foltorja, “I them se e mbron e vërteta”.

Afera e përgjimeve ka vënë përballë njëri-tjetrit jo vetëm opozitën e mazhorancën. Ne kemi parë këto ditë sesi përfaqësues të ekzekutivit, vetë Kryeministri Rama, Ministri Tahiri e të tjerë të sulmojnë pa kurrfarë etike Presidentin e Republikës. Është një model i pashembullt i këtyre 25-së viteve, kur Presidenti sulmohet sikur të ishte një njeri i rëndomtë. Rilindësit që i përmendem ndërsa sulmojnë Presidentin Nishani, nuk i kemi dëgjuar të flasim një fjalë të vetme për bashkëpunëtorin e tyre në krime, Shullazin. Nuk i jemi dëgjuar të thonë një fjalë për mega aferën e Kryeministrit të jugut, Kokëdhimën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Akoma nuk flasim për Edesobarin e Sarandës. Ju herën e shkuar folët për një përgjigje në gjuhë të huaj sa i përket aferës së përgjimeve dhe drejtuat gishtin nga Presidenti, duke i kërkuar atij mbajtjen e përgjegjësisë. Paturpësisht formuluat një letër italisht me zyrat tuaja në emrin e ish kryepolicit italian për t’u thënë shqiptarëve se: “Nuk paskeni gisht në përgjimet e paligjshme”.  Por letra pa firmë, pa vulë, pa emër, madje dhe pa kokë, dëshmoi se ekzekutivit shqiptar i ka humb vula e udha dhe nuk ka me as këmbë e as kokë. Ajo letër në Italisht në vend që ta bënte Presidentin me turp, siç donit ju, e përforcoi dëshminë e shqetësimin e tij për përgjimet e paligjshme që ka bërë Kryeministri dhe Ministri i tij i Brendshëm. Prita të reagonit, ti kërkonit falje z.Nishani, pse jo, ndonjëri nga ju të jepte dorëheqjen. Por jo. Ju vazhdoni ta përbaltni e ta sulmoni Presidentin e Republikës. Ju i sulmoni të gjithë ata që ngrihen kundër krimeve tuaja. Ju sulmoni dhe gazetaret siç ishte rasti i gazetares së “Euro News”, kur u kujton se një e treta e ekonomisë së vendit është e kriminalizuar. Ju sulmoni biznesin, madje dhe investitorë të huaj, i mbyllni gojën. Jeni bërë si i mbyturi, që merr me vete në rrjedhën e ujit shpëtimtarin. Ju ka ikur arsyeja, nuk keni me një minimum integriteti me të cilin do të mburreshit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe me kompleksin e mungesës së dinjitetit e integritetit, përbaltni pa fre institucionin kryesor të shtetit, Presidentin e Republikës, pa folur për balten e zezë që hidhni kundër opozitës dhe përfaqësueseve të saj. Ju jeni në krye të ekzekutivit për të qeverisur, por kjo është gjeja e fundit që ju shqetëson. Shqetësimi juaj është të përbaltni institucionet e tjera të shtetit, të sulmoni këto institucione dhe opozitën, është të talleni, të fyeni, të nëpërkëmbni të dobëtit, qytetarët e këtij vendi.  Ju keni shkuar aq larg në marrinë tuaj, sa jeni në një rrugë pa kthim.

Kjo do të thotë se ka ardhur koha të ndalet agresioni juaj kundër përparimit e prosperitetit të Shqipërisë. Ndryshe vendi do të shkojë në katastrofë, me drejtim të humnerës kombëtare. Prandaj me ju e për ju, nuk kanë më vlerë fjalët. Ju duheni përmbysur, sa më shpejt, aq më mirë. Shqipëria është shndërruar si “Big Brother”, të gjithë në përgjim, përveç mafies. Prisni se s’keni parë gjë akoma….!!  Sepse këtë qeveri nuk e shikon më asgjë, as inkriminimi i zyrave të shtetit deri në parlament, me dorën e vetë Ramës. Në asnjë vend të botes nuk ndodh kjo, vetë kreu të sjellë llumin e shoqërisë në drejtim, në parlament, në bashki dhe në zyra të përkujdesjes të sjellë maniakë, Nuk shokon, as Shullazi që kërcënon biznesin dhe që zgjedh rektorët me armë, as Tahiri që transporton lloj-lloj krimineli me makinën e tij, as Armandi i partisë që plagos 4 vetë brenda policisë me armë pa leje, as Kostandini i partisë që vret 5 vetë për një minutë, as deputetët me 4 klasë shkollë të dënuar për prostitucion, droge, as avionët me drogë si mushkonja, as korrupsioni në çdo institucion, as koncesionet e Beqës, 320 mil € as qindra miliona euro të Panamasë, as skandali Shukriut, as skandali jetimores, as përgjimet e zyrtarëve më të lartë të shtetit, as kryeministri i lakuriqësisë, i neuropsikiatrisë, i droguar që nën efektin e saj merr vendime për ne.  As pushtetarët që duhet të kenë përgjegjësi, dhe janë vetë dhunës.  Sipas avokatit të popullit, vajzat pasi dalin nga jetimorja dërgohen për prostitucion. Është një deklaratë e tmerrshme. Përgjegjësia për një menaxhim më të mirë pas shumë diskutimesh sot në komisionin e çështjeve sociale, të mbledhur në seancë dëgjimore pikërisht për këtë çështje i takon dhe pushtetit lokal. Prandaj Ed( vini) i zgjodhi kryetarët e pushtetit lokal mjeshtër të këtij “menaxhimi”.

Njohës të mirë të krimit, drogës, prostitucionit, ata që i kthyen institucionet e kujdesit ndaj jetimëve kësaj kategorie specifike në institucione të shthurjes, dhunimit, përdhunimit. Përsëritja e këtij fenomeni ngarkon me përgjegjësi shtetin por që tashmë ka treguar se nuk ka asnjë përgjegjësi, madje dhe për shtresat në nevojë. Përgjegjësit janë vetë dhunuesit. Tre vjet e kusur në qeveri dhe të vetmen punë që ka bërë, Rama është: “Ka dhënë gjithë Shqipërinë me koncesion mafies dhe ka përsëritur çdo seancë “Jeni dele” dhe ka shkruar në facebook, “vaj medet PD”…!!!  Se me PS ka mbaruar punë, e ka Shullazizuar e Shukrizuar.

*Deputete e Partisë Demokratike

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?