Përgjimet/Mafia italiane ka zbarkuar në Shqipëri. Marrin tenderime dhe leje ndërtimi, të lidhur me pushtetarët

Në dosjen e plotë të hetimeve për ‘Ndragheta’ në Itali, në përgjime ka një moment i veçantë që tregon se si dy prej të hetuarve, që janë edhe politikanë e funksionarë kalabrezë, Tomaso Brutto e Saverio Brutto, babë e bir, flasin për një aktivitet në Shqipëri.

Në bisedat edhe me palë të tjera ata thonë se në Shqipëri korrupsioni është galopant dhe me ndërhyrjen e eurodeputetit Lorenzo Cesa mund të krijohen lidhje me politikanë shqiptarë.

“Korrupsioni është total”, “bëhet biznes pa tendera”, “mund të shfrytëzohej për të vendosur lidhje në Shqipërinë për aferat e tyre… “mjaft që një ministri në Shqipëri t’i japësh…” janë disa prej sekuencave të veçuara nga bisedat në përgjime.

Biznesi të cilin Tomaso dhe Saverio Brutto po përpiqeshin të hapnin në Shqipëri kishte të bënte me tregtimin e materialeve për parandalimin e aksidenteve me aksione të barabarta mes tyre po që shuma fillestare e investimit do të jepej e tëra nga Antonio Gallo.

RTV Ora ka siguruar dosjen hetimore me mbi 1000 faqe mbi të cilën në Itali u ekzekutua më 21 janar 2021 megaoperacioni i antimafias italiane të Katanzaros. Bëhet fjalë për arrestimin e 50 personave, mes tyre edhe 7 shqiptarë të cilët akuzohen si pjesë e kësaj skeme.

Mes personave të vënë në pranga është dhe një ish nëntenent i Guardia di Finanza Italiane që në dosjet thuhet se kishte lidhje me elementë shqiptarë e me njohje e interesa në Shqipëri. Gjithashtu, nga dosja zbulohet se janë nën hetim disa politikanë kalabrezë me interesa sipërmarrje në Shqipëri si dhe europarlamentari Lorenzo Cesa.

Po kështu në dosje përmendet dhe emri i eurodeputetit Lorenzo Cesa që sipas tyre mund të shfrytëzohej për të vendosur lidhje në Shqipërinë për aferat e tyre… Në dosje janë mbi 266 mijë dialogë përgjime ambientale e telefonike të eksponentë të klaneve mafioze të Ndranghetas kalabreze si “Grande Aracri”, “Arena”, “Buonaventura”e Aracri”, që veprojnë në Crotone, Isola Capo Rizzo, e Cutro, e sipërmarrës, politikanë,  profesionistë e funksionarë publikë.

SHKARKO APP