Përgjimet pa leje nga policia. Voda justifikon veprimet, Strazimiri i quan antikushtetuese

Pas miratimit të Aktit Normativ nga qeveria, zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda argumentoi në A2 nismën e qeverisë me drejtësinë që nuk ka funksionuar ose ka bashkëpunuar me krimin, duke mos i finalizuar me ndëshkim operacionet e bëra nga policia.

“Policia e Shtetit nuk ka pasur të drejtë që të përgjojë dikë pa urdhër të prokurorisë. Duke i dhënë policisë akses në kohë reale në informacion, duke bërë dosje të plotë që mendojmë se do të ketë prova të pakundërshtueshme, mendojmë se lufta kundër krimit të organizuar do të jetë më efikase”, deklaroi Voda.

Por, ish-zv/ministri i Brendshëm, Gent Strazimiri, tha se nisma e qeverisë bie ndesh me Kushtetutën dhe Kodin e Procedurës Penale dhe nëse ligji kalon policia ka dorë të lirë të përgjojë kë të dojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kushtetuta thotë se zot i hetimit është Prokuroria, gjykata gjykon dhe policia kryen veprime hetimore në bazë të urdhrave që i jep prokuroria. Tani, policia të përgjon telefonin pa pasur nevojë për urdhër nga prokurori”, deklaroi Strazimiri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?