Përgjimet për gjyqtarin e arrestuar: Ti e di që ai i ka qejf xhixhat…

Përgjimet e Prokurorisë kanë fundosur gjyqtarin Ibrahim Hoxha.

Nga hetimet dhe përgjimet ka rezultuar se shtetasi Novruz Gajde, i cili kishte njohje me gjyqtarin Ibrahim Hoxha, ka hyrë si sekser për biznesmenin Dritan Jazexhiu.

“Ky i do lekët përpara vendimit. Do një gjashtëshe. Pas vendimit do një dyshe. Ti e di, ky i ka qejf xhixhat”, thuhet në përgjimet mes Gajdes dhe Jazexhiut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky i fundit kishte një proces gjyqësor për çështje pronësie me gjyqtarin Hoxha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një bisedë tjetër, paditësi në çështjen e pronësisë pyet ndërmjetësin nëse ia ka dhënë lekët gjyqtarit dhe ai i përgjigjet se do ia japë djalit.

Pas arrestimit të gjyqtarit Ibrahim Hoxha, djalit të tij dhe dy personave të tjerë, ata janë marrë në pyetje nga policia për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Por të gjithë të arrestuarit kanë mohuar akuzat, duke thënë se paratë ishin për shitjen e një automjeti nga djali i gjyqtarit te shtetasi Novruz Gajde, me të cilin gjyqtari kishte njohje të hershme, raporton ‘Mapo’.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?