Përgjimet për Vodën, avokatja-shoqes: I çuam një arkë me peshk, 300mijë lekë
Pak ditë më parë është bërë publike skema e korrupsionit në të cilën ishte e përfshirë edhe ish-zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda.
Voda i premtoi punë në ministri avokates Florida Beut, në këmbim të 2 mijë eurove, por duket se nuk kanë munguar edhe “dhuratat’ e tjera.
Bëhet me dije se në dosjen hetimore të SPAK del edhe një bisedë që Beu ka zhvilluar me avokaten nga Durrësi, Majlinda Hasani, që ka qenë ndërmjetësja mes Beut dhe Vodës.
Mësohet nga përgjimet e SPAK se Beu i ka dhuruar Vodës një telefon për festën e “Tetë Marsit”, ndërsa i ka kërkuar të vëllait që t’i japë edhe një arkë me peshk deti, për të cilët shprehet se kushtojnë jo pak, por 300 mijë lekë të vjetra.
Përgjimi:
Majlinda: Jo, jo do ja them unë, e di ajo po e thash unë ka vdek ajo punë, edhe po nuk i dhe ti, e di ajo ja jap nga xhepi im unë.
Florida: A janë për t’u dhënë, a do e bëjë ajo, ajo do e bëjë që do e bëjë
Majlinda: Prit njëherë, ta bëjë, nuk jepen të gjitha përnjëherë, telefonin për “Tetë Mars” ishte shumë tha ajo e dëgjove, e dëgjove edhe për peshkun që i thash unë peshk deti të shtrenjtë
Florida: E dëgjova, ai me të vret se një arkë që do i çojmë ne, do i them vëllait tja bëjë tamam, i shkon 300 mijë lekë pse ça kujton ti se është i lire.