Përgjimet, polici ”sekser”: Thuaj babit do ta sjell atë 150 euro-shin

Polici Haki Dyli dhe avokati Devis Qana, kishin krijuar një skemë të tillë që u merrnin qytetarëve deri në 2000 euro, me premtimin se do ndikonin tek gjyqtarët dhe prokurorët për çështje të ndryshme. Polici i cili shërbente pranë Gjykatës së Durrësit, në datën 2 mars ka biseduar në celular me një person, ku i thotë se: ”Thuaj babit do ta sjell atë 150-ce dhe do t’ja vonoj një cik atë qindshen”.

Në përgjime të tjera, rezulton se Dyli u ka marrë disa herë para qytetarëve në procese gjyqësore. 60-vjeçari ua kërkonte vetë lekët qytetarëve dhe u thoshte se ai ishte vetëm ndërmjetësuesi me gjyqtarët dhe prokurorët.

Të njëjtin rol dyshohet se ka pasur edhe avokati Devis Qana. Të dy u ndaluan nga Policia e Tiranës me urdhër të Prokurorisë. Gjykata e Durrësit sqaroi dje se arrestimi është bërë pas kallzimit të kryetares së Gjykatës, Joana Qeleshi.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Kallëzimi është bërë pas dyshimeve se punonjësi Haki Dyli merrte para në emër të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pa dijeninë e tyre, duke ju premtuar dhe mashtruar qytetarë mbi zgjidhjen në favor të tyre të çështjeve gjyqësore”,-thotë Gjykata e Durrësit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?