Përgjimet, skandali i ministres maqedonase: Për një orë i shfarosim shqiptarët

 

Pas shtatë vitesh koalicion me BDI-në, VMRO-DPMNE ndihet aq e fortë, saqë ish ministrja e brendshme Gordana Janklullovska është e bindur se për një orë mund t’i pastrojë shqiptarët e Maqedonisë.

Të pakët kjo thuhet në një bisedë telefonike të publikuar nga lideri i LSDM-së Zoran Zaev, sipas të cilit Jankullovska bisedon me ish shefin e shërbimit sekret maqedonas Sasho Mijallkov, shefin e kabinetit të kryeministrit Nikola Gruevski, Martin Protugeri dhe bashkëshortin e saj Vllatko Ilievski, se si t’i pastroj hesapet me shqiptarët.

“Nëse duhet të tregojmë se kush është më i fortë, për një orë mund t’i pastrojë shiptarishtat”, dëgjohet zëri i Jankullovskës, duke folur me Protugerin.

“Po merrem me këta “shiptarishtat”. Shiptarishtat po më nervozojnë shumë. Si munden të jenë aq budallenj”, shprehet Jankullovska, edhe gjatë bisedës me bashkëshortin e saj, Ilievski.

“Nuk ka bashkëjetesë me ata. Duhet të pastrojmë hesapet njëherë e përgjithmonë. Nevojitet strategji. Unë e di si ju bëhet me ta, por na mungon konsensusi nacional”, thotë zëri i Mijalkovit.

“Edhe unë jam për atë zgjidhje”, thotë Jankullovska, në bisedën të cilën e publikoi Zaev.

Ai apeloi te qytetarët që të mos bien pre e këtyre skenarëve të zeza që ka përgatitur pushteti.

“Të bëhemi bashkë në protestat e 17 majit dhe të protestojmë qetë, masovikisht dhe një protestë të paparë deri më tani. Mos e lëshoni rastin historik për të marrë pjesë në një tubim masiv multietnik dhe që të mos lejojmë më tepër të ndodhë kjo në Maqedoni”, tha Zaev, gjatë konferencës për media ku edhe bëri publikimin e përgjimit, të quajtur “Bomba e 32-të”, transmetojnë mediat shqip në Maqedoni.

Jankullovska dhe Mijallkov kanë dhënë dorëheqje nga postet në qeveri dhe në shërbimin sekret, pas ngjarjes së fundit në Kumanovë.

 

 

 

SHKARKO APP