Përgjimi, sot në prokurori 3 zyrtarët e PD. Mësohet se…
Në orën 10:30, në Prokurori do të dëshmojnë deputetët Ervin Salianji, Enkeljd Alibeaj dhe zyrtari i PD, Gazment Bardhi. Prej disa ditësh, këta tre zyrtarët të PD-së, kanë akuzuar dhe denoncuar me materiale, vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. PD pretendon se në audio-përgjimin e saj, dëgjohet Agron Xhafaj duke biseduar me bashkëpunëtorin X, lidhur me çështje të kanabisit.
Pikërisht për këtë auto-përgjim, Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgoi një oficer të Policisë Gjyqësore që të sekuestronte materialin te selia blu. Materiali është dërguar jashtë vendit për ekspertizë të specializuar, për të provuar nëse ka pasur ndërhyrje në të.
Para se tu vetëdorëzonte tek autoritet italiane, Agron Xhafaj la në Prokurori një material zanor, që të bëhen krahasimet për zërin nëse realisht i përket atij.
Duhet theksuar se në Shqipëri ligjërisht përgjime bën Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Prokuroria, por nga mënyra se si sillen politikanët dhe zyrtarët shqiptarë, tregon se ata i tremben edhe përgjimeve nga të tretët.
/R.SH/
KOHA JONË SONDAZH

