Përgjuesi/ Italianët asnjë informacion Prokurorinë shqiptare

Prokuroria Tiranës ende asnjë përgjigjie nga Ambasada dhe Interforca italiane, për aparaturen që dyshohet se përdoret nga policia e shtetit për përgjimin e celularëve.

Burime pranë orgait të akuzës në kryeqytet, konfirmuan faktin se ende nuk ka një përgjigje për llojin e programeve dhe aparaturave që Interforca përdor në rast ndihme ndaj policisë së shtetit.

Sipas akuzës, krahas pritjes së përgjigjes nga ambasada, prokruoria i ka kërkuar zyrtarisht Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të evidentoj nëse ndonjë pajisje e tillë përgjimi është regjistruar në sistemin e tyre apo të jetë zhdoganuar, duke kërkuar praktikën e ndjekur nga dogana në rastin konkret.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër burimet pranë prokurorisë, i thanë “ABC News” se pajiset e identifikimit të numrave të telefonit të individëve të ndryshëm prej vitesh përdoret nga Policia e Shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo aparaturë, thonë burimet ka ekzistuar dhe është përdorur shpesh në operacione dhe goditje të personave me rrëzikshmëri të lartë shoqërore, qoftë në identifikimin e numrave që kanë në përdorim por edhe vendndodhjen dhe lëvizjet e tyre.

Kjo pajisje, thonë prokurorët, është përdorur edhe pranë ambienteve të burgjeve, për të identifikuar numrat që personat e ndaluar përdorin apo drejtonin grupe kriminale nga burgu me telefon.

Por të gjitha këto veprime proceduriale, thonë hetuesit janë kryer me miratimin dhe njoftimin e prokurorit të çështjes dhe në asnjë rast nga policia në rrugë operative.

Zyrtarisht, thonë burimet pranë akuzës, nuk dihet nëse kjo aparaturë përgjimi shërben vetëm për të identifikuar numrat e telefonit apo edhe për të përgjuar bisedat e personave nën survejim.

Për të provuar këto dyshime të ngritur nga zyrtar të lartë të shtetit shqiptar, prokuroria ka kërkuar sekuestrimin e pajisjes që mendohet se i është dhuruar Policisë së Shtetit nga Interforca italiane./ABC News/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?