Përhapja e shpejtë e Covid-19, mjeku Kalo thirrje të fortë shqiptarëve

55 të infekuar janë në Shqipëri dhe një viktimë nga Covid-19. Lidhur me këtë situatë, kjeku i mirënjohur Tritan Kalo ka përcjellë një mesazh të fortë për qytetarët e vendit, ndërsa u kërkon që të ruajnë higjienën personale dhe atë kolektive si e vetmja masë që për momentin do të kontribuonte fuqishëm në uljen e numrit të personave të prekur.

“Ju informojmë që jëmi tashmë në pjesën e pranisë së infeksionit Covid-19 në vendin tonë, por megjithatë nuk do të thotë se masat parandaluese për të do të shfuqizohen. Masat e higjienës personale, të higjienës kolektive dhe të vetëndërgjegjësimit dhe mbi të gjithë të asaj që quhet distancim social janë në efiçencën makismale për ta arritur që të mundim sa të jëtë e mundur mos-përhapjen e mëtejshme të këtij infeksioni në vendin tonë, sepse mos-përhapja dhe ulja e numrit të të sëmurëve, përbën një nga kyçet më të arta të suksesit krahas asaj që është e domosdoshme ndihma e kualifikuar që ju do të merrni në çdo kohë nga të tëra struktuarat, të cilat tashmë kanë filluar të merren me të sëmurët e infektuar nga Covid-19″.

Nga ana tjetër, ai siguroi qytetarët se mjekët, infermierët, sanitaret dhe farmacistët e Spitalit Infektiv në Tiranë janë në krye të detyrës dhe po shërbejnë me devotshmëri për ruajtjen e shëndetit të shqiptarëve.

“Mjekët, infermierët, personeli teknik, imazherik, sanitaret dhe faramacistët në Spitalin Infektiv janë një trupë e vetme, e mirëtrainuar, e mirëpërgatitur, e dedikuar t’ju gjendet në çdo sekondë dhe t’iu shërbejë në mënyrën maksimale dhe me cilësinë më të mirë të mundshme, sepse kanë një eksperiencë tashmë të konsoliduar në trajtimin e sëmundjeve me karakter epidemik. Duhet ju në radhë të parë të na ndimhoni me kujdesin tuaj ndaj vetes për të ulur mundësitë e infektimit dhe mbi të gjitha për të ulur numrin e të sëmurëve, që në vazhdimësi mund të infektohen nga ky infeksion nëse përkujdesja ndaj vetes do të ulet jo në shkallën e duhur”.

SHKARKO APP