Përhapje e frikshme e koronavirusit nëpër botë! Shihni video-grafikën që tregon zgjerimin e virusit

Një video-grafikë tregon shpërndarjen rrëqethëse të coronavirusit, që deri më tani ka infektuar më shumë se 97 mijë persona dhe ua ka marrë mbi jetën 3 mijë të tjerëve.

Koronavirusi është zgjeruar në më shumë se 80 vende të botës, kurse video grafika me të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tregon se sa shpejtë është përhapur.

Ky virus vdekjeprurës ngriti në këmbë botën e në veçanti Organizatën Botërore të Shëndetësisë, kur në provincën kineze Hubei u lajmërua në fillim në një treg ku shiteshin fruta deti, por që në të mungonte higjiena dhe prerja e tyre bëhej në mënyrën më primitive të mundshme.

Për realizimin e video-grafikës janë marrë të dhënat edhe nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Qendra Evropiane për Sëmundje dhe Parandalim dhe Komisioni kinez për Shëndetësi.

 

SHKARKO APP