Përjashtimet nga tarifat e shkollimit – Publikohen kategoritë. Përfitues edhe ekselentët që zgjedhin mësuesinë

Përcaktohen  kategoritë e studentëve të cilët pritet të përjashtohen nga tarifat  e studimit në institucionet shtetërore të  arsimit të lartë në nivelit bachelor , master por edhe  në programet e  studimeve profesionale.  Për herë të parë duke filluar që nga ky  vit do të përfitojnë  arsim falas  në universitetet shtetërore  edhe ata  nxënës ekselentë që plotësojnë  kriterin e notës mesatare të viteve të  gjimnazit, 9 deri  në 10 dhe që  kanë zgjedhur  degën e mësuesisë për të studiuar.

Këshilli i Ministrave me propozimin e Ministrisë së Arsimit , Rinisë dhe Sportit  ka miratuar  vendimin për përjashtimin nga tarifat edhe Fëmijët e Policisë së Shtetit, Gardës së republikës, Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, ata të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve, që humbin jetën në krye të detyrës apo për shkak të saj.

Përfitues të shkollimit  falas  në universitetet shtetërore  janë  edhe fëmijët e personave  që kanë statusin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?