Përjashtimi i Bardhit, Bejko: Kush shkelën statutin ikën nga PD! U bashkua me ”non-gratën”
Pak ditë më parë, Partia Demokratike ajop e vulës, përjashtoi Gazment Bardhin, ndërsa kjo solli shumë reagime në radhët e opozitës.
Nënkryetari i PD-së së Bashës, Roland Bejko thotë se kushdo që shkel statutin e PD apo bashkohet me një organizatë tjetër politike do të përjashtohet nga partia. Ai u bën thirrje të gjithë demokratëve t’i bashkohen PD dhe jo Foltores, që sipas tij nuk ka më të ardhme.
“Ata që do shkelin statutin e PD dhe do bëjnë zgjedhje duke shkuar në organizma të tjera politike. Është e drejta e tyre, i ftojmë demokratët të bashkohen te PD. Foltorja s’ka perspektivë. Çdo lloj bashkimi mes atyre personave që kanë akuzuar njëri-tjetrin për korrupsion, trafik, apo me ngarkesat e të kaluarës. PD i bëhet mirë që distancohet dhe ndahet nga e shkuara korruptive”, tha Bejko në ”Report Tv”.
Po ashtu Bejko thotë se Bardhi dhe deputetët e tjerë që iu bashkuan Berishës deri dje e akuzonin si të korruptuar dhe e bënin përgjegjës për Gërdevcin, ndërsa sot janë strehuar tek Berisha.