Përjashtimi i Berishës nga grupi i PD, Basha: Ndihem më i çliruar në 16 vjet

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është i bindur se ai dhe mbështetësit e tij janë shumicë kundrejt Sali Berishës. Në ”Open”, ai shprehet se ka reflektuar dhe ka vepruar, ndërsa për Sali Berishën deklaron se u dërgonte mesazhe anëtarëve të PD që mos të shkonin në Këshillin Kombëtar.

”Jo nuk jemi pakicë, sepse vendos me çfarë metri e mat. Shumica e qytetarëve duan largimin e Edi Ramës. Unë ndihem jo vetëm i përligjur në vendimin që kam marrë, por ndihem më i çliruar në 16 vjet. Siç ndihem unë nga barra e të së kaluarës, ashtu ndihen edhe demokratet. Nëse do ta shikosh hajde ne 18 dhjetor.

Është turp ti shkosh prapa një shfaqje. Shumica nga foltorja dolën me sytë e ulur përdhe. Thonin 70 dhe lexonin 30-40 anëtarë. Në fakt nuk ishin as gjysma e tyre delegatëve.

A ka dhuratë më të madhe për Edi Ramën dhe këtë regjim? Ne vendosëm asimetrinë. Të jesh i sigurt se foltoret e Bashës mund të bëheshin 10 herë më të mëdha. Po zgjodhëm një model ndryshe. Nuk është e lehtë të reflektosh, por duhet edhe të veprosh. Veprimi i parë ndryshe është mos ti përgjigjesha Berishës me foltore”.

SHKARKO APP