Përjashtohet ish-shefi i Komisariatit Kavajë

Arbëresh Vokshi, ish-kreu i Komisariatit të Kavajës, është përjashtuar përfundimisht nga policia.

Fillimisht ai ishte shkarkuar nga detyra e kreut të Komisariatit, por ishte emëruar tek Anti-terrori në Tiranë.

Megjithatë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, e ka shkarkuar përfundimisht pasi thuhet se i ka zbuluar dy shkelje.

Më herët mediat kanë raportuar se ai kishte marrë 2 mijë euro nga një person për të mbrojtur një ndërtim pa leje.

Ndërkohë në një rast tjetër ai akuzohet se ka fshehur mbjelljen e lëndëve narkotike.

Mediat e PD nga ana e tyre kanë qenë shumë të ashpra me Vokshin.

Ato e akuzojnë si kreun e bandës së Elvis Rroshit, kryebashkiak i Kavajës.

Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, ai drejton një bandë vrasësish për llogari të pushtetit.

SHKARKO APP