Përkeqësimi i motit, Drejtoria Detare bën njoftimin e rëndësishëm

Ashtu sikundër dhe është parashikuar, muaji shkurt do të sjellë ditë të ftohta dhe ulje temperaturash. Si pasojë, nuk do të mungojnë as trazirat në det.

Drejtoria e Përgjithshme Detare përmes një reagimi në Facebook, njofton se në datën 4-5-6 Shkurt 2020 moti do të përkeqësohet.

“Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim veri-perëndim shpejtësi deri në 32 milje në orë dhe forca e detit ?do të jetë 6-7 shkalla bufort. Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port ? dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese”, thuhet në njoftim.

SHKARKO APP