Përkeqësimi i motit, Drejtoria e Përgjithshme Detare: Siguroni mjetet në port

Drejtoria e Përgjithshme Detare nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social “Facebook”  bën me dije se pritet të ketë përkeqësim të motit duke filluar nda dita e sotme.

Përkeqësimi i motit pritet të vijojë deri në mesnatën e së mërkurës.

Ndërsa bregdeti do të përfshihet nga era me drejtim jug -jugperëndim me shpejtësi deri në 30 milje/orë dhe lartësia e dallgës mbi 3 m.

Autoritetet bëjnë apel për bashkëpunim të subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë për të marrë masat për sigurimin e mjeteve

Njoftim për përkeqësim të motit!

Duke filluar nga dita e sotme deri ditën e mërkure në mesnatë, moti do të përkeqësohet.

Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug -jugperëndim me shpejtësi deri në 30 milje/orë dhe lartësia e dallgës mbi 3 m.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

SHKARKO APP