Përkeqësohet gjendja shëndetësore e naftëtareve, dy prej tyre përfundojnë në spital

Vijon në ditën e 21 greva e grave naftëtare në Balsh. Mësohet se gjendja shëndetësore e tyre është përkeqësuar.

Dy prej grave janë transportuar në Spitalin e Fierit për ndihmë mjekësore. Sipas grevisteve, kanë nisur presionet me mesazhe anonime, që ato të lënë grevën. Por, ato shprehen të vendosura në kauzën e tyre, duke thënë se nuk dalin nga greva pa marrë pagat.

“Me kete heshtje kuptojme qe qeveria nuk do ta zgjidhi ceshtjen tone. Ne jemi per buken e gojës”, shprehen naftëtaret.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, njëra nga naftëtaret e dërguara në spital është me protezë në këmbë. Tjetra e sëmurë nga gjëndrat tiroide. Pasi të marrin mjekim do kthehen prapë në grevë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Mos të na bëjnë presione që të lëmë grevën, pasi do bëjmë ndonjë vetëflijim që të mbetet në histori”, shtojnë ato.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?