Përkujtohen viktimat e 9 janarit/ Në 2004, gomonia me 28 persona u mbyt në det
Në përkujtim të 16-vjetorit të tragjedisë së Karaburunit, familjarët e viktimave ndezën sot qirinj dhe hodhën lule në det.
9 janarin e vitit 2004, një gomone me 36 klandestinë u nis nga gjiri i Palasës, në përpjekje për të mbërritur në Itali. Për shkak të motit të keq, dallgëve të larta dhe errësirës, udhëtimi i tyre drejt shpresës, i cili i kishte kushtuar secilit prej tyre të paktën 1500 euro, përfundoi në thellësitë e Jonit.
20 prej viktimave u gjetën, ndërsa 8 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. Të 28 viktimat nga Shkodra ishin pothuajse të gjithë të moshës nën 35-vjeç.
Prej 16 vitesh, familjarët e viktimave të tragjedisë së Karaburunit vijojnë të kërkojnë drejtësi për të afërmit e tyre.