Përkujtohet gjykatësi Skerdilajd Konomi, ekzekutorët ende të lirë
Një atentat në mes të bulevardit, i mori jetën gjyqëtarit, Skerdilajd Konomi. Në përvjetorin e 5-të ndarjes nga jeta, ende nuk është zbardhur se kush janë ekzekutuesit apo porositësit e tij.
Familjarë, kolegë të Skerdilajdit, kanë vendosur tufa me lule dhe qirinj në vendin ku 5 vite më parë shpërtheu një bombë e telekomanduar në automjetin me të cilin udhëtonte gjyqtari.
Kreu i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci tha: “Me ndryshimin e sistemit të drejtësisë, shpresojmë të bëhet një hetim i mirëfilltë për vrasjen e Konomit”.
Hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje vijojnë ende, por me gjithë premtimet për zbardhjen e saj, vrasja e gjyqtarit është një nga ngjarjet e errëta që kërkon një përgjigjje.
KOHA JONË SONDAZH

