Përleshja me autorët, dëshmia e gruas së plagosur: Ata bërtisnin dhe kërkonin…
Zbardhet dëshmia e Afërdita Lazes, 58-vjeçares e cila mbeti e plagosur bashkë me burrin e saj, Petritin pasi 2 persona të maskuar tentuan ta grabisnin në banesë. Ajo ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Gruaja ka rrëfyer momentet e tmerrit para oficerëve të policisë, kur persona të maskuar iu futën në banesë, ndërsa skena e dhunshme u zhvillua në sy të vajzës së saj 17-vjeçare. ”Ishim në dhomë. Dëgjuam një zhurmë dhe vajzën që bërtiti “Kush është aty?”. Doli Petriti të shihte kur u ndesh në korridor me 2 veta të maskuar. Dukeshin të rinj. Ata bërtisnin vetëm “lekët, lekët” dhe i drejtuan pistoletën. Petriti tentoi t’i nxjerrë jashtë nga shtëpia ata e qëlluan. Kur u afrova dhe mua me qëlluan dhe ikën me vrap”.
KOHA JONË SONDAZH

