Përleshje fizike dhe kaos në Parlament. PS voton ndryshimet në rregulloren e re për përjashtimin e deputetëve

Edhe seanca e sotme plenare është mbajtur mes kaosit dhe tensioneve, teksa mazhoranca ka miratuar pa diskutim projekt-ligjet në rendin e ditës, me 74 vota pro, duke përfshirë dhe ndryshimin e rregullores së Kuvendit, në mënyrë të njëanshme.

Bëhet fjalë për rregullin e përjashtimit nga Kuvendi me 30 ose 60 ditë të deputetëve që shkaktojnë tensione në Kuvend. Mazhoranca tashmë nuk do i përjashtojë më me nga 10 ditë deputetët, por me një ose dy muaj.

As në seancën e sotme nuk kanë munguar ndezja e tymueseve nga ana e deputetëve të Partisë Demokratike. Ndërkohë, deputetët e opozitës vijuan protestën e tyre, me rënie të tavolinave dhe thirrjet “turp, turp!”.

Më herët: 

Deputetët e opozitës janë përplasur me Gardën te hyrja e Kuvendit, pasi këta të fundit nuk i lejojnë të hyjnë në sallën e Kuvendit.

Ka pasur përleshje, shtyrje e përplasje fizike mes deputetëve dhe punonjësve të Gardës.

Deputetët kanë tentuar të shkallmojnë edhe derën e Kuvendit, ndërsa është dëgjuar edhe një thyerje xhamash.

Ku jemi këtu, në Kore? Lejoni deputetët që nuk janë përjashtuar“, – tha Asllan Dogjani.

Asnjë deputet i opozitës nuk lejohet në Parlament. Kuvendi është marrë peng nga Garda e Kuqe. Ky është rast që nuk ka ndodhur kurrë. Janë disa deputetë që nuk i takon të futen, por janë shumica që duhet të jenë në seancë. Sot kanë zgjedhur që me urdhër të Ramës, të bllokojnë çdo deputet të opozitës së vërtetë në Kuvend. Ja ku janë, shihni, filmoni. Ata do të futen nga pas. Imagjinoi se çfarë parlamenti është ky!”, tha Berisha.

Në përditësim…

SHKARKO APP