Përleshje me armë mes tifozëve pranë stadiumit të Panathinaikos, plagosen 3 persona

Tre persona të plagosur raportohet deri më tani pas një përleshje mes disa personave, e cila ka ndodhur jashtë stadiumit të Panathinaikos dhe në kryqëzimin e rrugëve Tsocha dhe Alexandras.

Sipas informacioneve të para nga EL.AS, njëri prej të plagosurve është qëlluar me plumb në këmbë, i dyti ka gërvishtje në bark dhe i treti është rrahur.

Të njëjtat informacione bëjnë me dije se jeta e tyre nuk është në rrezik. Dy të plagosurit janë dërguar në spital.

Për momentin nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, por informacionet bëjnë me dije se bëhet fjalë për një përleshje mes tifozëve të Panathinaikos.

Ndeshja miqësore mes Panathinaikos dhe AEK Larnaca është planifikuar për në orën 21:00 në stadiumin Alexandra Avenue. /Koha Jonë/

SHKARKO APP