Përleshje mes disa personave në Gjermani, tre të plagosur, mes tyre një shqiptar
Aktualitet E Enjte, 27 Korrik 2023 19:39
Tre persona kanë mbetur të plagosur pas një sherri të ndodhur në një lokal në Gjermani.
Bëhet me dije se i plagosur ka mbetur edhe një shqiptar. Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në përplasjen mes tyre.
45-vjeçari ka marrë plagë në bark, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Sakaq dy persona janë arrestuar, ndërsa theksohet se janë sekuestruar kamerat e sigurisë dhe pritet zbardhja e plotë e rrethanave të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

