Përleshje mes dy shoferëve pranë tregut të Kavajës, një person përfundon në spital

Një konflikt fizik mes dy drejtuesve të furgonëve është regjistruar mesditën e sotme pranë tregut të Kavajës. Sipas të dhënave paraprake, përplasja ka ndodhur mes Lufti Kaziu dhe Iljaz Istrefi, ndërsa rrethanat dhe motivet që kanë shkaktuar konfliktin mbeten ende të paqarta.

Gjatë përleshjes, Iljaz Istrefi dyshohet se është goditur në kokë me një levë. Ai është dërguar në Spitalin e Kavajës, ku ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e incidentit kanë shkuar shërbimet e Policisë së Kavajës, të cilat kanë nisur mbledhjen e të dhënave dhe marrjen në pyetje të personave të përfshirë, me qëllim dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lufti Kaziu, një prej drejtuesve të furgonëve të përfshirë në konflikt, është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme procedurale. Hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën e saktë të konfliktit dhe përgjegjësinë e personave të përfshirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?