Përlotet e moshuara: Nuk kemi ku të jetojmë

Tërmeti nuk ka kursyer as banorët e fshatit Delbnisht në Laç, e megjithatë ata ankohen se askush nuk po i ndihmon. Për “Abc News” banorët thonë se për ta nuk ka as çadra mjaftueshëm, ndërsa banesat paraqesin rrezikshmëri.

Banorët e fshatit Delbnish të Laçit janë harruar nga shteti. Tërmeti i 26 nëntorit edhe në këtë fshat ka kthyer disa banesa në gërmadha.

Numërohen rreth 10 shtëpi të rrënuara dhe dy prej tyre janë të familjes të Ndoc Gjokës dhe Leonard Vathit. Ata ankohen për autoritetet që nuk ju ka rënë në mendje të shkojnë të shohin dëmet

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është dëmtuar, mirë që kanë shpëtuar fëmijët, inxhinierët akoma nuk kanë ardhur ‘.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jo vetëm këta banorë por dhe të tjerë të këtij fshati kanë të njëjtin hall.

“Unë jam vetë i pestë, nuk kemi ku të jetojmë, kemi shkuar në bashki, do vimë sot, do vimë nesër’, thotë një tjetër banor.

Në Deblnish të Laçit rreth 80 banore jetojnë në qiell tw hapur. Edhe disa familje që janë pajisur me çadra kanë problem me të ftohtin, erën e fortë dhe shirat e rrëmbyer. /abcnews.al

80 banoret e fshatit Delbnisht te Laçit te harruar: Asnje nuk na ka kontakuar | ABC News Albania

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?