Përlotet kandidatja e PD: Burri i ndjerë ka qenë me PS, por i zhgënjyer. Rama një njeri pa shpirt (VIDEO)

Këtë të premte kreu i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi një takim me kandidatet zonja për deputete në zgjedhjet e 25 prillit. Në mesin e tyre që foli është edhe kandidatja në qarkun Fier, e dyta e listës së PD-së, Eralda Tase (Dhano).

Jo një figurë politike por një artiste ajo foli për historinë e saj, ku tregoi se para pak kohësh humbi bashkëshortin e saj saj një sëmundje, për të cilin tha se i ndjeri ka qenë mbështetës i PS-së por jo i Rilindjes. E përlotur, ajo tha se sot ai do të ishte krenar që bashkëshortja është pjesë e PD-së dhe kandidate për deputete e kësaj force politike.

Nga ana tjetër, ajo tha se ka qenë pjesë e protestës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, si edhe e cilësoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Ramën si një njeri pa shpirt.

”Mua më ka ndodhur një fatkeqësi jo e vogël, në fakt jam e emocionuar edhe tani. Im shoq ka qenë një natyrë idealiste dhe kemi pasur përplasje sepse ai ka pasur bindje të majta, por nuk ka qenë kurrësesi me Rilindjen dhe mendoj që në këto momente do të ishte shumë krenarë për mua. Pikë së pari ne duhet të jemi njerëz me ndjenja, me vlera dhe pastaj secili i ka për veten e vet. Na duhen njerëz me shpirt se kjo qeveri që ne kemi, e vetmja gjë që i mungon është shpirti, që tek kryeministri dhe ata që i vijnë pas. Ata nuk janë sensitivë ndaj shumë probleme të njerzëve. Unë nuk vij nga strukturat e PD-së, por reagimin tim qytetar e kam pasur. Shkoja tek protesta e Teatrit dhe aty ishte i vetmi vend ku ndihesha e lirë, por Rilindja e rrënoi dhe ajo një makabër. Ma hoqëm mundësi që të isha e lirë, ai vend më jepte shpresë, por sot ndihem më e motivuar se kurrë”,-tha kandidatja për deputete e PD-së

R.SH

SHKARKO APP