Përl*shje dhe kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët nga opozita duan zgjedhje të jashtëzakonshme

Dhunë dhe kaos i plotë në Kuvendin e Serbisë. Përfaqësues të disa partive opozitare kanë bllokuar punën e Kuvendit duke fishkëllyer dhe ngritur pankarta. Deputetët e opozitës filluan ta bllokojnë punën e Kuvendit, në seancën e së cilës ishte ribalancimi i buxhetit. Pasi u miratua rendi i ditës së seancës së pestë të jashtëzakonshme të Kuvendit, disa deputetë u ngritën nga vendet e tyre dhe me fishkëllima dhe britma filluan të pengojnë punën e parlamentit dhe prezantimin e kryetares së qeverisë së Serbisë, Ana Brnabiç, e cila kujtoi se me ribalancimin e buxhetit parashihet të fitojnë pensionistët, nënat dhe fëmijët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?