Përmbaruesit nxjerrin nga lokali këngëtaren Rovena Dilo (VIDEO)

Përmbaruesit privatë kanë shkuar sot në lokalin e Rovena Dilos në zonën e ish-bllokut në Tiranë për të liruar biznesin.

Daja i saj ka deklaruar më herët se lokalin ia ka shitur Tom Doshit dhe Ndriçim Babasit, ndërsa këngëtarja pretendon pronësinë mbi këtë lokal. Sipas saj, akti i sotëm është kundër ligjit pasi biznesi është një sh.p.k dhe nuk është në pronësi të një individi.

Dilo paralajmëroi se do të padisë nesër në Gjykatë përmbaruesin e privat, ndërsa ka hedhur akuza edhe ndaj policisë e ministrit Sajmir Tahiri, duke thënë se i ka vendosur përmbaruesit dhe policinë që t’i rrëmbejnë pronën. Këngëtarja shton se përmbaruesi privat që po tenton ta nxjerrë nga lokali, edhe pse është në kundërshtim me ligjin, po favorizohet nga policia.

“Kanë bërë një gabim ligjor shumë të madh, por në radhë të parë meqënëse titulli ekzekutiv është totalisht i paekzekutueshëm sepse Rovena Dilo nuk ka çfarë liron, sepse nuk e posedon Rovena Dilo këtë, e posedon shoqëria sh.p.k Vreto. Dhe nuk kam si e liroj unë këtë. Sepse nuk po e kupton policia që ky është një gabim trashanik.

Këta zotërinjtë të gjithë që janë këtu, nesër do të jenë të paditur. Moralisht, fizikisht dhe psiqikisht po më dhunojnë dhe më kanë bërë një dëm kaq të madh në biznesin tim saqë nuk e di se si shteti shqiptar do të mundohen ta shlyejnë këtë qytetare, që është dhe një person publik dhe që nuk është një njeri me probleme apo me gjëra të ndryshme që zakonisht njeërzit që na vihen kundra kanë”, shprehet për mediat këngëtarja Rovena Dilo.

http://www.kohajone.com/2016/05/08/rovena-dilos-apeli-per-tiranasin-babasi-dhe-malsorin-doshi/

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=PAltJwJM6bo&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

http://www.kohajone.com/2016/05/07/rovena-dilo-i-vetmi-mafioz-qe-njoh-eshte-daja-im/

SHKARKO APP