Përmbyset kamioni i ngarkuar me krom në Kalimash, vdes shoferi

Një aksident i rëndë automobolistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në Kalimash.

Nga informacionet paraprake mësohet se është përmbysur një kamion i ngarkuar me krom dhe si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i kamionit.

Burime bëjnë me dije se viktima është shtetasi S. Lugja dhe punonte si shofer i një firme që shfrytëzon kromin në Kalimash.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

SHKARKO APP