Përmbyset makina te 21-dhjetori, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident automobilistik ka ndodhur sot pasdite në zonën e njohur si “21 Dhjetori”, në Tiranë.

Fatmirësisht, nga ky aksident drejtuesi i mjetit ka marrë vetëm disa dëmtime të lehta, edhe pse makina me të cilën udhëtonte është përmbysur.

Kalimtarë të shumtë janë mbledhur nga kurioziteti i këtij aksidenti dhe faktit që shoferi shpëtoi për mrekulli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?