Përmbyset minibusi në Vermosh, dy persona lëndohen

Një minibus është përmbysur në rrugë si pasojë e një aksidenti automobilistik në rrugën e Vermoshit, që mund të shkaktonte pasoja të rënda te pasagjerët.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Rrapshës së Hotit, ku si pasojë të paktën dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar me autoambulancë në spital, shkruan A2.

Minibusi ka pas rreth 20 pasagjerë ndërkohë qe policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka filluar hetimet për shkakun e këtij aksidenti i cili ka rrezikuar jetën e shumë udhëtarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?