Përmbyset renditja botërore e miliarderëve, Bernard Arnault tejkalon Bill Gates

Miliarderi më i pasur i kontinentit Bernard Arnault ka tejkaluar Bill Gates, për t’u bërë njeriu i dytë më i pasur në botë, pas Jeff Bezos të Amazon, i cili përsëri është në pozitë të parë.

Pasuria prej 107 miliardë dollarësh e Arnault ka dalë mbi vlerën e themeluesit të Microsoftit, Bill Gates, pasuria neto e të cilit aktualisht vlerësohet 106.7 miliardë dollarë.

Ai i cili ka në zotërim grupin e produkteve dhe shërbimeve të luksit LVMH Moët Hennessy, është pronar i shtëpive të modës Louis Vuitton dhe Christian Dior, si dhe i shumë bizneseve të tjera të bizhuterive, parfumeve e kozmetikës, apo edhe shërbimeve të hotelerisë, duke pasur një portofol shumë të diversifikuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në muajin prill ai tejkaloi kreun e Zara, Amancio Ortega, duke u bërë njeriu më i pasur në botë në industrinë e modës, ndërsa vetëm para disa ditësh qarkulloi lajmi se Arnault ka nisur bisedimet për blerjen e gjigantit amerikan të bizhuterive Tiffany.

Swiss Digital Mobile Reklama

Arnault është aktualisht vetëm 5.3 miliardë dollarë larg Jeff Bezos të Amazon, njeriut më të pasur të botës. Në muajin qershor, kur vlera neto e pasurisë së tij arriti 100 miliardë dollarë, ai u bë miliarderi më i pasur i Evropës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?