Përmbyten sërish serat në Fier

Për herë të dytë, fermerët e luleshtrydhes në Kafaraj të Fierit, panë sesi produktet e tyre përmbyet për shkak të bllokimit të kanaleve kulluese.

Më të prekurit janë fermerët që për ti shpëtuar vërshimit të Vjosës morën toka me qira e ndërtuan sera larg shtratit të lumit. “Ikëm nga shiu ramë në breshër”,-tha një fermer.

Kanali i Çesmës që mbledh ujërat e një pjesë të madhe të Frakullës për Bashkinë e Fierit ishte i pastruar por në realitet fermerët thonë se aty nuk është vënë dorë prej vitesh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fermerët thonë se dëmet janë të mëdha, pasi ata kishin nisur vjeljen e luleshtrydhes së parë, e cila del në treg me çmime të kënaqshme për ta. Vërshimi u ujit, sipas fermerëve tashmë mori edhe djersën e tyre. Frakulla është një ndër zonat me prodhimin më të lartë të luleshtrydhes në Shqipëri por prej disa vitesh fermerët janë goditur nga përmbytjet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?