Përmbytje dhe rrugë të gremisura/ Çupi: Korrupsion tragjik. Kemi sjellje kriminale ndaj pasurisë

I ftuar në “Politik On” në RTV Ora, ku po diskutohet mbi situatën me përmbytjet në vend, analisti Frrok Çupi fajësoi qeveritë në vend, të cilat sipas tij kanë lejuar qytetarin të ndërtojë ku dhe si të dojë.

Qeveritë i lanë duart me qytetarët dhe i lanë të ndërtojnë ku të duan. Me pak fjalë bëj çfarë të duash se do bëj çfarë të dua. Shqipëria e ujërave, Shqipëria e këtyre përmbytjeve, Shqipëria e këtyre nondatave mund ta konsiderojmë më mirë Shqipëri elektorale se sa Shqipëri e qytetarëve, Shqipërisë e lirisë.

Pushtetari ka kërkuar vota që qytetari të marrë rrugën drejt greminave. Për pak vota kemi ardhur në këtë pikë. Mund të them se Shqipëria nuk është qeverisur, nuk i ka prirë njeri. Qeveritë e Shqipërisë u kanë ardhur pas qytetarëve. Çfarë doni të bëni, sa populizëm doni, sa keq doni ti përmbytim fushat“, u shpreh Frrok Çupi.

Pas ndërhyrjes së gazetarit Alfred Lela, i cili i kujtoi rrugët e gremisura si asnjëherë më parë apo ura të dëmtuara, sipas të cilit tregojnë punë publike të bëra jo siç duhet, Çupi u shpreh:

“Kjo tregon se kemi vërtetë korrupsion tragjik. Kemi sjellje kriminale ndaj pasurisë. Nëse do të kishte përsëri do të ishte diçka me të cilën nuk do të isha pajtuar kurrë”.

Sa i përket deklaratës së kryeministrit Edi Rama se, me një sasi të tillë shiu as Parisi nuk do të rezistonte, analisti tha:

“Në Paris nuk ndërtohen rrugët kështu. Edhe Parisi ka problemet e veta. Ne jetojmë në një situatë globale, thuajse katastrofike”.

SHKARKO APP