Përmbytjet, Bashkia Shkodër apel banorëve: Merrni masa, Emergjencat Civile të mundësojnë varka e makina ushtrie

Moti i keq me reshje intensive shiu ka shkaktuar probleme të shumta në të gjithë vendin, kryesisht në Shkodër, Lezhë, Vlorë, Durrës, Fushë-Krujë etj. Për shkak të shirave pa ndërprerje në shumë zona ka patur përmbytje, ndërsa lumenjtë kanë dalë nga shtrati.

Në kushte të tilla, Bashkia Shkodër ka dalë me një apel për banorët e saj, ku i sqaron për zonat problematike dhe masat që duhet të marrin.

Nga ana tjetër, Bashkia i kërkon ndihmë Emergjencave Civile që për njësinë Ana Malit nevojitet një makinë ushtrie dhe varkë lundruese nëse rritet niveli i ujit edhe 50 cm.

Njoftimi i Bashkisë:

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme, datë 08.01.2021,ora 14.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

– Hidrometri në Dajç në orën 14.00, shënon 06.05 m.

– Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 14.00, shënon 08.22 m

– Hidrometri i lumit Drin në orën 14.00, shënon 07.00 m

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 1639 Ha

1. Tokë e pakultivuar 493 Ha

2. Foragjere të dyta, jonxhe 1021 Ha

3. Grurë 55 Ha

4. Bimë dekorative 70 Ha

Nj.A. Ana Malit

1.Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 50cm

2.Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.

3.UKSH ka furnizuar me ujë të pijshëm banorë të fshatit Oblikë.

4.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 750 Ha, kryesisht ne fshatrat Obot, Muriqan , Oblikë.

• Tokë e pakultivuar 170 Ha

• Foragjere të dyta, jonxhe 570 Ha

• Grurë 10 Ha

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 579 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç, Mushan, Shirq, Suka-Dajç) nga të cilat :

• Tokë e pakultivuar 208 Ha

• Foragjere të dyta, jonxhe 266 Ha

• Bimë dekorative 70 Ha

• Grurë 35 Ha

2. Në Nj.A. Dajc nuk ka energji elektrike.

3. UKSH ka furnizuar me ujë të pijshëm banore të fshatit Oblikë.

Nj. A. Guri Zi

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 30 Ha, kryesisht në fshatin Rrenc, Guri Zi.

• Tokë e pakultivuar 15 Ha

• Foragjere te dyta,jonxhe 15 Ha

• Vazhdon gerrryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A. Velipojë

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 30 Ha, kryesisht në fshatrat Ças, Reç (këneta Reçit), Baks i Ri.

• Tokë e pakultivuar 10 Ha

• Foragjere të dyta, jonxhë 20 Ha

2. Në Nj.A.Velipojë, në dy shtëpi ka prezencë uji rreth 30cm. Ka shkarje dherash në rrugën Baks – Rrjoll. Bashkia Shkodër po punon me fadromë për pastrimin.

Nj.A.Bërdicë

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 250 Ha, kryesisht ne fshatin Trush (fusha e Stomes) e Bërdicë e Madhe.

• Tokë e pakultivuar 90 Ha

• Foragjere të dyta, jonxhe 150 Ha

• Grurë 10 Ha

2.Vazhdon gerrryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Nj.A.Rrethina

1.Vazhdon gerrryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj. Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni I Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç

BASHKIA SHKODËR DUKE PARË SITUATËN QË PO PËRKEQËSOHET KA BËRË LAJMËRIMIN E HERSHËM PËR BANORËT QË RREZIKOHEN NGA PËRMBYTJA QË TË MARRIN MASA PËR SIGURIMIN E GJËSË SË GJALLË, PRODHIMEVE BUJQËSORE, MJETEVE DHE PAJISJEVE TË NDRYSHME QË MUND TË DËMTOHEN,

KËRKESË PËR KOMISIONIN E EMERGJENCËS CIVILE PRANË PREFEKTURËS SHKODËR:

Nesër për njësinë Ana Malit është e nevojshme :

-Makinë ushtrie ( për transport në rrugën Obot)

-Varkë lundruese (nëse rritet niveli i ujit edhe 50 cm)

 

SHKARKO APP