Përmbytjet bllokojnë rrugët në disa vende të Shqipërisë

Disa rrugë në Durrës u gjendën nën ujë prej shiut të së hënës në Durrës. Fëmijë e pleq u gjendën në vështirësi. Reshjet bllokuan kanalizimet duke krijuar përrenj nëpër rrugë. Moti i keq shkaktoi edhe vonesa të trageteve që mbërrijnë nga Italia, jo vetëm në Durrës por edhe në Vlorë pasi deti i trazuar pengoi lundrimin. Sipas kapitenerisë së portit të Vlorës fuqi e dallgëve në det të hapur shkon deri në 8 ballë. Më tej në jug reshjet kanë shkaktuar bllokime nga inertet edhe në aksin Kordhocë-Gjirokastër. Ka rrëshqitje dheu dhe bllokim të aksit drejt Koshovicës dhe Llongos në Dropull. I rrezikuar për përmbytje mbetet edhe aksi nacional pranë Gjirokastrës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?