Përmbytjet në Lezhë, Tahiri mbledh Shtabin e Emergjencave

Ministri urdhëroi ngritjen e Shtabeve të Emergjencës në zonat problematike.Gjithashtu, në Lezhë ndodhet dhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila tha se forcat e ushtrisë janë të angazhuara në këtë qark dhe në komunën Kolsh, për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur më rëndë nga përmbytjet.shkolla sabaudin gabrani tirane .

Sipas Kodhelit, Forcat e Armatosura kanë punuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës. Ajo bëri të ditur gjithashtu se trupat e ushtrisë kanë ndërhyrë dhe në qytetin e Tiranës, për shpëtimin e arkivit të sigurimeve shoqërore në komunën Tapizë.

Reshjet e dendura të shiut që përfshinë thuajse gjithë vendin pasditen e së martës, goditën më rëndë qarkun e Lezhës, ku sipas të dhënave vetëm në harkun e dy orëve ranë rreth 130 milimetra shi, duke shkaktuar përmbytje të mëdha, madje dhe viktima. Forca të ushtrisë, të trupave xhenjere dhe zjarrfikëse kanë qënë në gadishmëri për t’u ardhur në ndihmë banorëve të kësaj zone.

Pas gjendjes së krijuar, nën drejtimin e zv/kryeministrit Niko Peleshi u mblodh grupi koordinator në Kryeministri, për të ndjekur situatën në mënyrë të vazhdueshme.

SHKARKO APP