Përmbytjet në Shqipëri, Gjermania ofron 250 mijë paundë ndihmë
Gjermania do të mbështesë rreth 1800 persona (400 familje) të prekur nga përmbytjet në Shqipëri. Ambasada Gjermane në Tiranë thekson se përmes Fondit Start ka vënë në dispozicion 250 mijë paund për një organizatë joqeveritare Britanike. Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se mmasat përfshijnë ndihma sanitare dhe higjienike, strehimin emergjent dhe artikujt jo-ushqimorë, masat mbrojtëse (duke përfshirë mbrojtjen nga dhuna gjinore), sigurinë ushqimore dhe nevojat jetik.
Njoftimi i Ambasadës Gjermane në Tiranë
Ndihmë e Shpejtë Pas Përmbytjeve në Shqipëri. Pas përmbytjeve të rënda të javëve të fundit, Fondi Start, i mbështetur nga Gjermania, vë në dispozicion në mënyrë të menjëhershme 250.000 £ për OJQ-në Ëorld Vision UK.
Kjo do të mbështesë afërsisht 400 familje (rreth 1,800 persona) në rajonet më të prekura të Shqipërisë duke përfshirë Durrsin (Sukth, Katund i Ri, Kënetë, Rrashbull, Porto Romano si dhe Shkozetin, Nishtullën). Masat përfshijnë ndihma sanitare dhe higjienike, strehimin emergjent dhe artikujt jo-ushqimorë, masat mbrojtëse (duke përfshirë mbrojtjen nga dhuna gjinore), sigurinë ushqimore dhe nevojat jetike.
Për më tepër, përmes mbështetjes sonë të gjerë për zhvillimin e sistemeve të paralajmërimit të hershëm (përmes projektit ALBAdapt të GIZ), ne kontribuojmë që ngjarjet ekstreme të motit të mund të parashikohen më mirë në të ardhmen, duke i mundësuar njerëzve të marrin masa parandaluese.
KOHA JONË SONDAZH

