Përmbytjet në Tetovë, ambasadori Reka: Shqipëria, solidaritet për situatën

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka vizitoi zonat e goditura nga përmbytjet që shkaktuan pasoja të rënda në jetë njerëzish dhe dëme materiale në Komunën e Tetovës.

Ai shprehu ngushëllimet e sinqerta për familjarët e atyre që humbën jetën nga kjo ngjarje si dhe zhvilloi një takim me kryetaren e komunës, Teuta Arifi, së cilës i shprehu përkrahjen e qeverisë shqiptare për eliminimin sa më parë të pasojave te krijuara, si dhe i përcolli interesimin e posaçëm të Kryeministrit Rama në përballimin e situatës.

Kryetarja e Komunës znj Arifi falënderoi për interesimin e mbështetjen e qeverisë shqiptare në këto ditë të vështira për banorët e komunës dhe theksoi se përkrahja e pakursyer në të gjitha përmasat që Qeveria shqiptare dhe personalisht kryeministri Rama i kanë dhënë asaj në këto ditë, është më të vërtetë inkurajuese për ta.

SHKARKO APP