Përmbytjet, ‘paralizohet’ Durrësi, ja rrugët e përmbytura

Prej paradites Durrësi është përfshirë nga moti i keq. Problematika e kanalizimeve të bllokuara ka bërë që rrugët të përmbyten të gjitha dhe lëvizja e qytetarëve por jo vetëm është bllokuara.

Sipas raportimit dhe fotove të gazetares Klodiana Haxhiaj për BalkanWeb, më e vështirë situata paraqitet në rrugën “Aleksandër Goga” si dhe në shëtitore “Taulantia” e tek stacioni i trenit, por edhe në akset e tjera kryesore.

Qytetarët është dashur të përvishen ose të mbathin çizme për të kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën, megjithëse niveli i ujit është ngjitur edhe mbi trotuar./BW/

Swiss Digital Desktop Reklama

durres-shiu-9-e1475867443475 durres-shiu-10-e1475867417483 durres-shiu-11-e1475867428326

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?