Përmbytjet, përroi rrëmben furgonin në Zall-Bastar

Tirana po përballet me probleme serioze për shkak të reshjeve të shumta të shiut. Reshjet dhe prurjet e lumit e kanë bërë të rrezikshëm përroin në Zall­Bastar. Bëhet e ditur se një furgon është rrëmbyer nga rrjedha e përroit, mëngjesin e sotëm, ndërsa shoferi ka mbetur i bllokuar për disa minuta brenda mjetit.

Për fat të mirë falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, drejtuesi 50­-vjeçar i frugonit u nxor nga mjeti me anë të një vinçi, raporton “News 24”.

Situata paraqitet emergjente në zonën e njohur si “Bregu i lumit”, ku disa banesa rrezikojnë të përmbyten pasi lumi ka dalë nga shtrati.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?